Vriten 5 anëtarë të Hezbollah nga sulmet ajrore të SHBA-së – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Vriten 5 anëtarë të Hezbollah nga sulmet ajrore të SHBA-së

    Insajderi
    22 November 2023 - 10:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Të paktën pesë anëtarë të Hezbollah u vranë në Irak këtë mëngjes nga sulmet amerikane që synonin dy objekte në jug të Bagdadit.

    Më herët sot, komanda e ushtrisë amerikane në Lindjen e Mesme Centcom njoftoi se kreu “sulme precize” në dy objekte në Irak si hakmarrje për sulmet e fundit nga grupet pro-iraniane kundër ushtarëve amerikanë dhe forcave të koalicionit ndërkombëtar antixhihadist në Irak dhe Siri.

    Sulmet e SHBA-së janë të parat në shenjë hakmarrjeje në Irak mes tensioneve të rritura rajonale në më shumë se një muaj që nga shpërthimi i luftës midis Izraelit dhe grupit islamik palestinez Hamas në Gaza./abcnews.al


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark