Komiteti i Kryqit të Kuq ka thënë se gjashtë punonjës të saj janë vrarë gjatë një sulmi në krahinën veriore afgane, Jovzian.
Organizata bamirëse ndërkombëtare ka thënë sot se një tjetër punonjës i saj rezulton i zhdukur.
Shefi i policisë krahinore, Rahmatullah Turkistani ka thënë se incidenti ka ndodhur 35 kilometra në perëndim të kryeqytetit krahinor, Shibirghan.
Deri më tash askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin, por Turkistani ka thënë se militantë besnik ndaj grupit ekstremist, Shteti Islamik janë të pranishëm në këtë rajon.
Talibanët e kanë mohuar se janë të përfshirë në këtë sulm.