Të paktën dy kamikazë besohet se kanë realizuar një sulm vetëvrasës në një qytet të vogël në rajonin Stavropol të Rusisë.
Autoritetet policore pretendojnë se nga sulmi deri tash nuk raportohet për ndonjë zyrtarë ose civil të lënduar.
“Dy militantë janë vrarë në një sulm ndaj një stacioni policie në rajonin Stavropol. Njëri prej tyre u vra duke u përpjekur për të kaluar një pikë kontrolli. Një tjetër ka arritur të shpërthente pajisjen e tij shpërthyese “, tha policia lokale në një raport zyrtar.
Siç raporton Russia Today, një stacion i policisë mendohet të ketë qenë në mesin e objektivave të sulmit.
Mediat në Rusi citojnë një burim informacioni, duke thënë se të paktën pesë mjete shpërthyese janë përdorur në këtë sulm.
Është ende e paqartë se sa kamikazë ishin të përfshirë në këtë incident. Raporte të ndryshme shkruajnë për dy dhe katër sulmues./Insajderi.com
https://www.youtube.com/watch?v=eyTgMSAEHTs