Vriten dy persona në një sulm në Zvicër – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Vriten dy persona në një sulm në Zvicër

    Insajderi
    11 December 2023 - 19:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dy persona kanë mbetur të vdekur dhe një tjetër i plagosur në qytetin zviceran Sion të hënën në mëngjes, pasi një burrë qëlloi me armë zjarri.

    Sipas mediave zvicerane, i dyshuari 36-vjeçar është arrestuar gjatë pasdites, me urdhër të prokurorit publik.

    Ndërsa viktimat janë një 34-vjeçare dhe një burrë 41-vjeçar. Të dy ishin banorë të Valais dhe jetonin në Valais qendror.

    Teksa viktima e plagosur është një grua Valais (49) e cila jeton në këtë rajon.

    Policia në kantonin e Valais dha detaje duke thënë se burri hapi zjarr ndaj disa personave në dy vende pak para orës 8:00 për arsye që ende nuk janë sqaruar. Sipas të dhënave fillestare, mësohet se i dyshuari i ka njohur viktimat.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark