Dy ushtarë amerikanë u vranë të shtunën kur një ushtar i ushtrisë afgane hapi zjarr ndaj tyre në Afganistanin lindor, tha një zyrtar afgan, raporton ABC News.
Attahullah Khogyani, zëdhënës i guvernatorit të provincës në provincën Nangarhar, tha se dy ushtarë të tjerë amerikanë janë plagosur në sulmin, që ndodhi në lagjen Achin.
Ai tha se ushtari afgan u vra pas sulmit.
Talibanët morën përgjegjësinë për sulmin. Zëdhënësi i talibanëve Zabihullah Mujahid tha në një deklaratë se një besnik taleban i infiltruar në ushtrinë afgane vetëm për të sulmuar forcat e huaja.