×
  • Lajme
  • Lajme

    Vritet 21 vjeçari shqiptar në Londër

    Insajderi
    26 March 2021 - 09:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Londër, ku një 21-vjeçar shqiptar është vrarë me thikë në Honuslou.

    Top Channel duke iu referuar mediave angleze, mëson se viktimë e sulmit me thikë ka mbetur, Renato Geci.

    Lidhur me këtë krim, policia ka arrestuar një 31-vjeçar i cili dyshohet se vrau me thikë shqiptarin, si dhe një vajzë 27 -vjeçe e cila akuzohet se ka ndihmuar autorin e krimit.

    Ngjarja e rëndë ka ndodhur të hënën rreth orës 03:22 të natës. Policia gjeti të plagosur, Renato Gecin si dhe një tjetër person. 21-vjeçarit shqiptar iu dha ndihmë mjekësore por nuk mundi që të mbijetojë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark