Një e vdekur dhe 5 të plagosur është bilanci i një sulmi me thikë në sheshin Russell të Londrës.
Nga sa raportojnë mediat britanike viktima është një 60-vjeçare, ndërsa personat e tjerë kanë marrë lëndime të shumta në trup dhe janë transportuar në spital.
Policia ka arrestuar pas sulmit një djalë 19 vjeçar, i cili dyshohet të jetë autori i kësaj ngjarje.
Autoritetet britanike kanë nisur hetimet për dy pista, një nga hipotezat e para është se 19-vjeçari ka çrregullime mendore, por paralelisht po hetohet edhe për një sulm terrorist. /TCh