Vritet 75-vjeçari në lokalin e tij në Shkodër, pamje nga vendi i ngjarjes - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vritet 75-vjeçari në lokalin e tij në Shkodër, pamje nga vendi i ngjarjes

    Insajderi
    15 June 2022 - 23:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Stom-Golem të Shkodrës, ku mbeti i vrarë 75-vjeçari Lulash Qepuri, i cili është qëlluar 4 herë me armë në lokalin e tij.

    I moshuari i cili ka qenë invalid dhe ndodhej në lokalin e tij, është qëlluar në trup katër herë me shotgun, ndërkohë që ai i është kundërpërgjigjur me kallashnikov, duke qëlluar 16 plumba.

    Fillimisht i moshuari është dërguar në spital, ku dhe ka humbur jetën pasi nuk ka mundur t’iu mbijetojë plagëve të marra.

    Ndërkohë që pas ngjarjes ka qenë djali i të moshuarit i cili ka telefonuar policinë duke i thënë se i kanë vrarë babin.

    Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë dhe FNSH-së dhe po hetojnë për ngjarjen. /Abcnews.al/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark