Berta Cáceres, mbrojtëse e të drejtave indigjene në Honduras, është vrarë të enjten, vetëm një javë pasi ishte kërcënuar për kundërshtimin e një projekti hidro-elektrik.
Vdekja e saj shkaktoi zemërim të madh ndërkombëtar për trajtimin që iu është bërë humanistes nga Hondurasi, pasi kjo cenon humanitetin e të gjithë botës, njofton The Guardian.
Bashkë-themeluesja e Këshillit të Popujve Indigjenë të Hondurasit (Copan) u qëllua për vdekje nga persona të armatosur të cilët kanë hyrë në shtëpinë e saj në La Esperanza rreth orës një pasdite të enjten, raporton Insajderi.
Disa raporte thonë se ka pasur dy vrasës; të tjerë thonë që kanë qenë 11. Ata shpëtuan pa u identifikuar, pasi plagosën edhe vëllain e saj.