×
  • Lajme
  • Lajme

    Vritet biznesmeni shqiptar

    Insajderi
    16 November 2021 - 22:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një biznesmen shqiptarë u ekzekutuar sot në mbrëmje në Greqi. Gjatë atentati mafioz është plagosur edhe një shqiptar tjetër, i cili ishte duke qëndruar pranë një pike karburanti me bashkëkombasin e tij.

    Ngjarja ka ndodhur në Atikë.

    Mediat greke shkruajnë se shqiptari ishte duke qëndruar së bashku me një shok pranë pikës së karburantit që e kishte në emër të gruas së tij greke kur nga një makinë u hap zjarr në drejtim të tyre.

    Sipas informacioneve, makina e autorëve ka hyrë në pikën e karburantit në rrugën Thivon 181 dhe pas pak minutash pronari ka dalë me një person tjetër. Të huajt qëlluan drejt dy burrave me origjinë shqiptare, duke vrarë njërin dhe plagosur tjetrin.

    Si pasojë e plagëve shqiptari ndërroi jetë, ndërsa shoku i tij i plagosur në spital, por humbi jetën . “Dy viktimat e sulmit janë pronarë të pikës së karburantit, me origjinë shqiptare”, shkruan Prothema.

    Disa minuta më vonë autorët dogjën makinën, ndërsa ende nuk ka asnjë të arrestuar për krimin dhe motivet

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark