I dyshuari për sulmin me kamion në tregun e krishtlindjeve në Berlin, Anis Amri, është vrarë në një shkëmbim zjarri në Milano të Italisë, njofton Reuters duke cituar policinë italiane.
Sulmi kishte ndodhur të hënën kur i dyshuar me kamion kishte hyrë përmes turmës së njerëzve në një treg të Krishtlindjeve në Berlin, ku mbetën të vdekur së paku 12 persona dhe 60 të tjerë u lënduan, shkruan Insajderi.
Shteti Islamik në Siri dhe Irak kishte marrë përgjegjësinë për sulmin.