Futbolli brazilian është tronditur nga lajmi për vdekjen tragjike të Ricardo Emanuel Alcantara Paiva, i njohur si Ricardinho.
Sulmuesi i ri i Remos (klub që luan në nivelin e tretë të futbollit të Brazilit), humbi jetën nga të shtënat me armë zjarri në Marituba, në rajonin metropolitan të Belem, në shtetin Pará.
Përveç 22-vjeçarit, edhe dy persona të tjerë, Daivison Lucas da Silva Braga dhe Flávio de Jesus Souza, u vranë nga të shtënat, përcjell Albeu.
Sipas dëshmitarëve, të tre ishin ulur në një stol pas një ndeshjeje futbolli amatore të luajtur në një stadium lokal, kur një makinë e zezë u afrua.
Një nga personat brenda makinës, hapi zjarr ndaj tyre duke i vrarë.