Një imam është vrarë dhe ndihmësi i tij u plagos dje në afërsi të një xhamie në New York pasi një person i armatosur hapi zjarr në drejtim të tyre.
Zëdhënësja e policisë së New Yorkut ka konfirmuar se dy burra në rreth 50-ve u qëlluan në afërsi të xhamisë Al-Furqan Jame Masjid Mosque në Ozone Park, duke e lënë të vdekur imamin e xhamisë, ndërsa ndihmësi i tij mbeti i plagosur.
Pas raportimit për media ajo tha se këtë rast janë duke e hetuar si një krim të mundshëm të urrejtjes ku nuk e kanë bërë të ditur as identitetit e tyre dhe është shprehur se kjo është shumë shqetësuese për arsye se aty ka edhe hindu e myslimanë dhe të gjithë jetojnë në mënyrë paqësore.
Për këtë rast ende nuk ka ndonjë të dyshuar raporton “The Independent”./Insajderi.com