Vritet ish-deputeti ukrainas që mbështeste rusët, autoritetet: Ishte tradhtar - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Aktuale

    Vritet ish-deputeti ukrainas që mbështeste rusët, autoritetet: Ishte tradhtar

    Insajderi
    02 March 2022 - 21:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Volodymyr Struk, kreu i  partisë “Kreminna OTG” të rajonit të Luhansk dhe një ish-deputet i këshillit rajonal të Luhansk, u gjet i vdekur.

    Ishte Këshilltari i Ministrisë së Punëve të Brendshme ukrainase Anton Gerashchenko i cili raportoi lajmin. Sipas Gerashchenko, në vitin 2014, Struk ishte një mbështetës aktiv i Republikës Popullore të Luhansk.

    Javën e fundit, ai ndoqi në mënyrë aktive një pozicion pro-rus, duke nxitur deputetët e “OTG-së” për të komunikuar me Rusinë dhe Republikën Popullore të Luhanskut, duke mbledhur deputetë me këtë rast.

    “Më 1 mars 2022, një deklaratë nga gruaja e tij, e cila tha se deputeti u rrëmbye nga persona të panjohur me uniformë kamuflazhi. Shkaku i vdekjes (më parë) ishte një plagë me armë zjarri në zemër”, shkruan Gerashchenko.

    Ai gjithashtu vuri në dukje se i gjithë aparati shtetëror i Ukrainës – SBU, Ministria e Brendshme, Prokuroria, gjykatat, për 8 vjet nuk mund të bënte asgjë me separatistin.

    “Ai kishte shumë para. Me shumë mundësi, me mbështetjen e Rusisë. Por kur trupat ruse iu afruan 15 km nga Kremina, Vladimir Struk u gjykua nga një gjykatë popullore. Me sa duket, ai u qëllua nga patriotë të panjohur si tradhtar sipas ligjeve të luftës .” – shkruan Gerashchenko. /abcnews.al/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark