Hezbollahu ka konfirmuar se komandanti i tyre, Mustafa Badreddine, është vrarë këtë javë në një “shpërthim të madh” që ka ndodhur në aeroportin e Damaskut.
Mediat raportuan se shpërthimi është kryer nga një sulm ajror izraelit. Këtij njoftimi i dha më shumë peshë Hezbollahu që tha se janë duke bërë hetime për një sulm me raketë apo artileri të rëndë.
Në anën tjetër, nuk ka pasur ndonjë reagim të shpejtë nga ana e Qeverisë së Izraelit, e cila ka autorizuar së paku tetë sulme ajrore ndaj disa caqeve brenda territorit të Sirisë që nga fillim i luftës civile pesë vite me herët, njofton The Guardian.
Duke njoftuar për vdekjen e Badreddine, Hezbollahu ka thënë se “ai ka thënë disa muaj se nuk do të kthehet nga Siria, përveç nëse vije si martir ose duke mbajtur flamurin e fitores. Ai po kthehet sot si martir.”/Insajderi.com