Vritet lideri i ISIS-it në Irak dhe Siri, publikohen edhe pamjet - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Vritet lideri i ISIS-it në Irak dhe Siri, publikohen edhe pamjet

    Insajderi
    15 March 2025 - 22:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Udhëheqësi i Shtetit Islamik (ISIS) në Irak dhe Siri është vrarë në Irak gjatë një operacioni të kryer nga anëtarë të Shërbimit Informativ Kombëtar të Irakut me forcat e koalicionit të udhëhequr nga SHBA, njoftuan Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM) dhe kryeministri irakian.

    “Irakianët vazhdojnë të korrin fitore mbresëlënëse mbi forcat e errësirës dhe terrorizmit”, tha kryeministri Mohammed Shia al-Sudani.

    Abdallah Maki Mosleh al-Rifai, i njohur gjithashtu si Abu Khadija, ishte “zëvendëskalifi” i grupit militant dhe u përshkrua si “një nga terroristët më të rrezikshëm në Irak”.

    Lajmin për vrasjen e tij e bëri të ditur vetë Donald Trump në rrjetin social ‘Truth Social’.

    “Sot, lideri i arratisur i ISIS në Irak u vra. Luftëtarët tanë trima punuan pa u lodhur për ta gjuajtur atë në bashkëpunim me qeverinë irakiane dhe qeverinë rajonale kurde. Jeta e tij e mjerë ka përfunduar, së bashku me një tjetër anëtar të ISIS. PAQE PËRMES FUQISË!”

    CENTCOM njoftoi se Abu Khadija u vra në një “sulm ajror preciz” në provincën Al Anbar të Irakut, në një operacion që përfshinte forcat e inteligjencës irakiane dhe forcat amerikane të CENTCOM.

    Një tjetër operativ i ISIS-it u vra gjithashtu në sulm, përcjell Telegrafi.

    Bëhet e ditur se është publikuar edhe një video e sulmit ajror.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Botë
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark