EMRI/ Vritet me armë zjarri 43 vjeçari shqiptar në Kanada - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    EMRI/ Vritet me armë zjarri 43 vjeçari shqiptar në Kanada

    Insajderi
    16 September 2025 - 12:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një shqiptar 43-vjeçar është vrarë me armë zjarri në një qendër tregtare në Scarborough, Kanada, të shtunën në mbrëmje, 13 shtator.

    Sipas policisë së Toronto-s, i riu, P. H., u gjet i plagosur me armë zjarri në një automjet pranë kryqëzimit të Victoria Park Avenue dhe Meadowacres Drive pak para mesnatës.

     Pas hetimeve nga policia e Torontos, viktima u identifikua si Paulin Harusha.

    Autorët e dyshuar u larguan me një SUV me ngjyrë të hapur para mbërritjes së policisë. Edhe pse u tentua transportimi i tij në spital, P. H., ndërroi jetë në vendin e ngjarjes.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark