Vritet me armë zjarri një i ri në Peran të Podujevës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Vritet me armë zjarri një i ri në Peran të Podujevës

    Insajderi
    13 June 2022 - 19:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një person ka humbur jetën, pasi i njëjti është qëlluar me armë zjarri në fshatin Peran të Podujevës

    Ngjarja e rëndë është konfirmuar nga zëdhënësi për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

    “Rreth orës 18:00, është raportuar për të shtëna me armë zjarri në fshatin Peran të komunës së Podujevës. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur në të dhënat e para, bëhet e ditur se një person, ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra nga arma zjarrit. Vdekja e viktimës është konstatuar nga ana e mjekëve emergjen”, është shprehur Borovci.Policia ka iniciuar një hetim me synim sqarimin e të gjitha rrethanave që karakterizojnë rastin.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark