Vritet me armë zjarri shqiptari 19-vjeçar në Francë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vritet me armë zjarri shqiptari 19-vjeçar në Francë

    Insajderi
    21 April 2025 - 11:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një 19-vjeçar shqiptar është vrarë pasditen e djeshme, 20 prill në Avenue Charras në Clermont-Ferrand. Autori është larguar me makinë.

    Sipas mediave franceze, ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:30.

    19-vjeçari shqiptar ndodhej në fund të Avenue Charras, pranë stacionit të trenit SNCF kur u qëllua për vdekje. Autori, i cili hapi zjarr nga një makinë, ka mundur të arratiset.

    Hetimet lidhur me ngjarjen e rëndë vijojnë, ndërsa nuk bëhet i ditur identiteti i 19-vjeçarit shqiptar.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark