×
  • Lajme
  • Lajme

    Vritet me thikë 25-vjeçari në Tiranë, dyshohet se autorit “i ngacmoi të dashurën”

    Insajderi
    24 August 2024 - 21:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dy goditje me thikë në kraharor e dy në këmbë i kushtuan jetën një 34-vjeçari pasditen e kësaj të shtune në Tiranë. Amarildo Hoxhallari, mbërriti në gjendje të rëndë në spital, ku gjeti vdekjen vetëm pak kohë më pas.

    Ai u plagos në zonën e Astirit në kryeqytet, rreth orës 18:45. Autor i dyshuar është një 25-vjeçar. Darmend Keli, u arrestua nga policia e Tiranës pak kohë pas ngjarjes.

    E teksa do të jenë hetime ato që pritet të zbardhin rrethanat e plota të vrasjes, dyshimet e para janë se Keli e goditi me thikë Hoxhallarin pasi ky i fundit i ngacmoi të dashurën.

    Ndërkohë, gazetari Besar Bajraktaraj mëson se viktima Amarildo Hoxhallari rezulton të jetë person me precedentë penalë.

    Në vitin 2015, kur ishte 25-vjeç, ai u arrestua së bashku kushëririn e tij Aurel Hoxhallari për një tentativë vrasje, ku mbetën të plagosur 2 persona. Bëhet fjalë për atentatin e dështuar ndaj Pajtim Serjanit, mik i Emiljano Shullazit dhe plagosjen e efektivit Roland Meta.

    Ndërsa kushëriri i tij, i arrestuar në atë kohë për këtë ngjarje, vuan aktualisht dënimin me burgim të përjetshëm. Aurel Hoxhallari u dënua një vit më parë nga Gjykata e Posaçme si porositës të vrasjes së Devi Kasmit, krim i ndodhur më 29 Janar të 2018 në Tiranë./Tv Klan

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark