Vritet në Belgjikë pronari shqiptar i një kafeneje nga qiramarrësi i tij - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Vritet në Belgjikë pronari shqiptar i një kafeneje nga qiramarrësi i tij

    Insajderi
    18 August 2025 - 18:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një ngjarje e rëndë ka tronditur të dielën në mbrëmje lagjen Itterbeek në Anderlecht të Belgjikës. Mediat atje raportojnë se një 61-vjeçar shqiptar i identifikuar me iniciale N.M, pronar i kafenesë së njohur lokale “Maison Haute”, është qëlluar për vdekje nga qiramarrësi i tij rreth orës 20:30 së të dielës.

    Sipas dëshmitarëve, në kafene u dëgjuan të paktën katër të shtëna. Autoritetet konfirmojnë se autori i dyshuar është arrestuar nga policia, ndërsa viktima, me origjinë shqiptare, u dërgua në spital, por nuk mundi t’u mbijetojë plagëve të marra.

    Ngjarja ka shkaktuar tronditje të madhe në komunitet. Michèle, një banuese e lagjes dhe mike e ngushtë e shqiptarit, tregon me lot në sy: “Vetëm dje në mesditë pimë një gotë bashkë. Ishte njeri i mrekullueshëm, gjithmonë i gatshëm të ndihmonte. E kisha paralajmëruar një ditë që ky qiramarrës do të sillte telashe… dhe ja ku jemi sot.”

    Zonja shton se shqiptari sapo ishte kthyer nga pushimet dhe nuk kishte asnjë konflikt të mëparshëm në lagje. Policia vendore ka izoluar zonën për hetime dhe ka përjashtuar për momentin lidhjen e ngjarjes me trafikun e drogës. Gjithçka dyshohet të ketë nisur pas një konflikti personal mes shqiptarit dhe qiramarrësit të tij.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark