Një ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në Shkodër ku një 12 vjeçare është vrarë aksidentalisht me armë zjarri nga vëllai i saj.
Policia bën me dije se 12 vjeçarja është qëlluar aksidentalisht nga vëllai i saj i mitur, me armën e xhaxhait.
Ndër të tjera Policia ka theksuarse xhaxhai i 2 fëmijëve është arrestuar për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive.
Njoftimi i plotë:
Nga strukturat hetimore të Stacionit të Policisë Velipojë, nën drejtimin e Prokurorisë në vijim të veprimeve hetimore në lidhje me ngjarjen e ndodhur dje, më datë 10.02.2021, u arrestua në flagrancë shtetasi Xh. Gj., 30 vjeç, banues në fshatin Baks, Velipojë, Shkodër, për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”(xhaxhai i 12 vjeçares)
Ky shtetas u arrestua pasi në banesë mbante pa leje një armë gjahu, me të cilën shtetasi i mitur E. Gj. aksidentalisht ka shkrepur armën në drejtim të motrës së tij, shtetases E. Gj., e cila si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Shkodër.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.