Një rast i rëndë i abuzimit me kafshë ka ndodhur në Bjeshkët e Istogut.
Disa pushues të papërgjegjshëm kanë vrarë një ari në vendin e njohur si Lugu i Butë
I njëjti është lënë i vrarë në vendin e ngjarjes.
Ish-deputeti dhe zëvëndësministri, Gani Dreshaj, ka kërkuar kapjen e autorëve.
“Prokuroria duhet të aktivizohet për kapjen e personave të pandërgjegjshëm që kanë bërë këtë vepër. Këtu askush nuk rrezikohet nga ariu dhe është jonjerëzore të vritet kjo kafshë e rrallë. Natë e ditë mundohem për mbarëvajtjen e këtij parku nacional dhe në fund mundi shkon huq nga gjeste të liga si ky” ka thënë Gani Dreshaj.