Një person ka vdekur dhe një tejetër ka mbetur i plagosur, pasi është qëlluar me armë zjarri, rreth orës 12:10 në Pejë.
Policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur në Rr. Besnik Lajqi në Pejë.
“Viktimat janë dërguar në urgjencën e Spitalit rajonal në Pejë për tu ofruar ndihmë mjekësore. Viktima I.N. nga plagët e marra ka nderuar jetë rreth orës 12:50, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor, ndërsa viktima B.N është i plagosur në dorë dhe gjendja e tij për momentin sipas ekipit mjekësor është jashtë rrezikut për jetë”, thuhet në njoftimin e policisë.
Policia ka identifikuar të dyshuarit me ç’rast njëri nga ta është arrestuar ndërsa janë në kërkim të dyshuarit tjetër. /Insajderi.com