Vritet një polic në Bosnjë e Hercegovinë, alarmohet shteti - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vritet një polic në Bosnjë e Hercegovinë, alarmohet shteti

    Insajderi
    25 October 2024 - 10:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një 14-vjeçar ka therur për vdekje një zyrtar policor dhe ka plagosur një tjetër në një sulm në një stacion policor në qytezën veriperëndimore boshnjake, Bosanska Krupa.

    Ky veprim raportohet se ndodhi në orët e vona të së enjtes. Djaloshi është arrestuar menjëherë.

    “Një i mitur është futur në një stacion policor dhe ka therur dy zyrtarë policorë. Njëri ka vdekur dhe tjetri është në gjendje shëndetësore stabile, ka thënë Ramo Iska, ministër i Brendshëm i Federatës Kroato-Boshnjake, ka raportuar N1.

    Sulmuesi ishte i lindur më 2009. Mediumi ka cituar ministrin kantonal të Punëve të Brendshme, Adnan Habibija, të ketë thënë se do të ngrihet niveli i sigurisë në qytet.

    “Çfarë mund të them pos se ky është pikëllim i madh dhe çfarë veçanërisht na habiti është se sulmuesi është një i mitur 14-vjeçar dhe që kishte guxuar të hynte në stacion policor dhe të sulmonte zyrtarin policor”, është cituar të ketë deklaruar ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark