×
  • Lajme
  • Lajme

    Vritet një polic në Serbi, mediat serbe raportojnë se në vendngjarje u gjet pasaporta e një shtetasi të Kosovës

    Insajderi
    18 July 2024 - 09:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një polic është vrarë dhe njëri është plagosur rëndë të enjten në Serbi. Siç raportojnë mediat serbe, në vendngjarje është gjetur pasaporta e një personi me nënshtetësi kosovare, me emrin Artan Hajrizi. Në vendngjarje ishte gjetur edhe një dokument identifikues gjerman.

    Siç raporton N1-shi serb, duke e cituar Ivica Daçiq, gjatë  kontrollit të automjetit në pikën e kontrollit në Lipniçki Sor në Llozhnicë, fshat në afërsi të pikës kufitare mes Serbisë dhe Bosnjës, punonjësit e policisë kanë ndaluar një “Mercedes” me targa të Tutinës, në të cilin ndodheshin dy persona, përcjell Gazeta Insajderi.

    Çdoherë sipas këtij mediumi, Daçiq ka thënë se duke dalë nga vetura, një person ka qëlluar me pistoletë, duke e goditur policin Nikolla Kërsmanoviq (34-vjeçar) në gjoks dhe Vjekoslav Iliq (50-vjeçar) në shpatull, pas së cilës sulmuesi ka ikur.

    Policia serbe, vijon raportimi, në vend ka gjetur pasaportën e të dyshuarit të lëshuar nga institucionet e Kosovës në emër të Artan Hajrizit (33-vjeçar) dhe një letërnjoftim gjerman.

    MPB’ja serbe ka publikuar fotografinë e Hajrizit. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark