Policia e Kosovës konfirmon përmes komunikatës për media se dje rreth orës 3 të mëngjesit ka ndodhur një vrasje në Prishtinë.
Viktima mashkull K-Ashkali pas një mosmarrëveshje që kishte pasur me të dyshuarin mashkull K-Ashkali ishte përleshur fizikisht me të, shkruan Express.
Me të arritur në vendin e ngjarjes njësiti policor ka vërejtur se viktima ishte i alivanosur, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar se viktima është pa shenja jete.
Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për autopsi. I dyshuari me urdhër të prokurorit dërgohet në mbajtje.