Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pasditen e sotme në një lokal në lagjen Sepolia të Athinës duke lënë të vdekur një shqiptar.
Një 32- vjeçar shqiptar, Aris Papas ka mbetur i vdekur. Ai është qëlluar në kokë me armë zjarri duke gjetur vdekjen e menjëhershme, ndërsa autori i krimit ka mundur të ikë nga vendngjarja me taksi.
Por viktimës i ishte bërë atentat edhe më parë, më 26 shkurt dhe skema duhet e ngjashme me të sotmen
Çfarë ndodhi më 26 shkurt?
Fillimisht palët janë konfliktuar verbalisht dhe në vazhdim njëri prej tyre nxori një pistoletë dhe e qëlloi Aris Papasin në këmbë. Në panik autorët hipën në një taksi dhe pasi përshkuan rreth 1 km, e braktisën atë jashtë stacionit qendror të trenit në Athinë, duke lënë brenda edhe armën e krimit.
Ai u dërgua në spital jashtë rrezikut për jetën, ndërsa dhjetëra forca të rendit mbërritën brenda pak minutave në vend-ngjarje.
Dyshohet se sherri mes palëve ishte për pazare të prishura të drogës, pasi Papas është arrestuar disa herë për krime të lidhura me trafikun e drogës dhe vjedhjeve./TCH