
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama duket se ka rënë pre e një lajmi të rremë. I pyetur nga gazetarët nëse është raportuar që të ketë shqiptarë të vrarë në Ukrainë si pasojë e luftës së nisur nga Rusia, kreu i shtetit tha se është informuar për një shqiptar të vrarë, i veshur me uniforma ushtarake, por pa thënë emër.
Kreu i Qeverisë tha se personi në fjalë jetonte me një Ukraine në Kiev prej shumë vitesh, duke lënë të kuptohet që zyrtarisht Shqipëria nuk përgjigjet për të.
Pjesë nga konferenca:
Pyetje: Ndoshta pak minuta më parë, para se të fillonte konferenca na raportuan që një pjesë e mirë e qytetarëve janë pajisur me armë për të luftuar, keni një raport për shqiptarët?
Olta Xhaçka: Nuk kemi një informacion të tillë siç ju thashë ndoshta ka shqiptarë që janë atje prej dekadash, kemi dhënë asistencë për t’i kaluar në rrugë kufitare, janë shumë pak, 5 apo 6….
Edi Rama: Përveç një informacioni të fundit që morëm mbi një djalë që ishte në mos gabohem dhe në një nga mediat tuaja që ishte vrarë, i veshur ushtar. Po jetonte në Ukrainë dhe jetonte me një ukrainase e jetonte atje prej kohësh.
Por për çfarë e kishte fjalën Rama?
Rrjeti u mbush orët e fundit me lajmin e vrajses së një shqiptari në Ukrainë, të identifikuar si Emanuel Bazanji, 24 vjeç nga Elbasani. Por ky lajm rezultoi se ishte i rremë. Gazetari Top Channel Muhamed Veliu bisedoi me vetë ushtarin, i cili kishte rrëfyer se ishte nstres, por që do të qartësonte gjithçka kur të mbaronte luufta. A ka rënë Rama pre e këtij lajmi të rremë? Apo di ndonjë rast tjetër të ndonjë shqiptari të vrarë? Çfarë di kryeministri?