Vritet një tjetër peng izraelit në Gaza – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Vritet një tjetër peng izraelit në Gaza

    Insajderi
    09 December 2023 - 17:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sahar Baruch, 25 vjeç, një nga 240 personat e marrë peng gjatë sulmit të Hamasit në Izrael më 7 tetor është vrarë. Lajmin e bëri të ditur komuniteti i tij, Kibbutz Be’eri, dhe Forumi i Pengjeve dhe Familjeve të Zhdukura.

    “Me pikëllim të madh dhe zemër të thyer njoftojmë vrasjen e Sahar Baruch, i cili u rrëmbye nga shtëpia e tij nga terroristët e Hamasit në Gaza të Shtunën e Zezë dhe u vra atje. Vëllai i tij Idan u vra nga Hamasi më 7 tetor…Do të kërkojmë kthimin e trupit të tij si pjesë e çdo marrëveshjeje për kthimin e pengjeve. Ne nuk do të ndalemi derisa të gjithë të jenë në shtëpi.”

    Hamasi publikoi një video më herët gjatë ditës së sotme, në të cilën Baruch shfaqet me flokët e rruar, duke thënë se ishte mbajtur peng për 40 ditë (konflikti ka 63 ditë që ka nisur).

    Videoja më pas tregoi trupin e tij të rrahur, të mbuluar me gjak. Hamasi pretendon se vdekja e të riut është shkaktuar nga Forcat izraelite të Mbrojtjes.

    Baruch ishte student i inxhinierisë elektrike në Universitetin Ben-Gurion.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark