Vritet numri dy i ISIS-it – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Vritet numri dy i ISIS-it

    Insajderi
    01 April 2017 - 19:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Televizioni shtetëror irakian raporton se është vrarë numri i dy në komandën e grupit militant Shteti Islamik.

    Televizioni, duke cituar zyrtarë të inteligjencës ushtarake, ka thënë se Ayad al-Jumali, që besohet se është zëvendës i liderit të IS-it, Abu Bakr al-Baghdadi, është vrarë nga sulmet ajrore të forcave irakiane. Në sulmet që kanë kryer në zonën al-Qaim, pranë kufirit sirian, thuhet se janë vrarë edhe komandantë të tjerë të IS-it.

    Televizioni irakian ka raportuar se Jumali ishte “numri dy në komandën” e IS-it dhe ishte “ministër për luftë”. Megjithatë, nuk është dhënë data se kur janë kryer sulmet ajrore.

    Forcat irakiane, të mbështetura nga koalicioni ndërkombëtar që udhëhiqet nga SHBA-ja, janë duke luftuar për të rimarrë kontrollin e qyteti Mosul, ku lideri i IS-it, al-Baghdadi, e shpalli të ashtuquajturin kalifatin islamik më 2014. Bagdadi besohet se është larguar nga Mosuli dhe po strehohet në shkretëtirë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark