Vritet palestinezi që kreu sulmin në Tel Aviv – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Vritet palestinezi që kreu sulmin në Tel Aviv

    Insajderi
    08 April 2022 - 11:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Forcat izraelite të sigurisë kanë qëlluar për vdekje palestinezin që ka vrarë të enjten dy njerëz në një kafene në Tel Aviv.

    Në dy javët e fundit është raportuar për sulme të ngjashme nëpër rrugët e Izraelit, dhe si pasojë 13 persona janë vrarë.

    Ministri i Mbrojtjes në Izrael, Benny Gantz, ka thënë se Izraeli do të zgjerojë operacionet e tij kundër “valës së terrorit” dhe që sulmuesit do të paguajnë “çmim të madh”.

    Presidenti i Autoritetit palestinez, Mahmoud Abbas, ka dënuar sulmin.

    Zyrtarët e kanë gjetur sulmuesin afër xhamisë në Jafa, në jug të Tel Avivit, ka thënë agjencia izraelite e sigurisë, Shin Bet.

    Në shkëmbim e sipër të plumbave, sulmuesi është vrarë, ka thënë agjencia.

    Shin Bet e ka identifikuar sulmuesin si palestinez, 28-vjeçar nga Jenini, qytet i pushtuar në Bregun Perëndimor.

    Në orët e vona të të enjtes, sulmuesi ka hyrë në një kafene në rrugën kryesore të Tel Avivit dhe ka nisur të shtënat me armë zjarri, duke lënë të vdekur dy njerëz dhe të plagosur tre të tjerë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    16 January 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark