Një pjesëtar i policisë ka mbetur i vdekur në lagjen Sredorek të Kumanovës.
Mediet raportojnë se efektivi i policisë me inicialet S. G. është goditur për vdekje me mjete të forta nga disa persona në momentin që kishte tentuar ta arrestojë një banor të lagjes Sredorek me shumicë rome.
Ngjarja tragjike ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21:30.
Vdekja e policit është konstatuar nga mjekët në Spitalin e Kumanovës, ndërsa Ministria e Punëve të Brendshme ende nuk ka bërë të ditur identitetin e sulmuesit dhe nuk ka informuar zyrtarisht për ngjarjen dhe as për motivet e krimit.