Forcat e sigurisë në aerportin Orly në Paris, kanë vrarë një burrë i cili arriti që t’ia merrte armën një ushtari, ka thënë Ministria e Brendshëm franceze.
Dëshmitarët kanë thënë se aeroporti është evakuuar pasi janë dëgjuar të shtëna rreth orës 8:30.
Burri kishte arritur që të ikte dhe të hynte në një dyqan të aerportit dhe më pas është qëlluar për vdekje nga autoritetet e rendit, ka thënë për AFP, zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme, njofton rel.
Ai ka shtuar se asnjë person nuk është lënduar nga ky incident.