Personi gjerman që gjuajti me armë zjarri dhe mbajti rreth 25 pengje brenda kinemasë në qytetin gjerman, Veirnheim, është qëlluar për vdekje nga Policia gjermane.
Sulmuesi kishte shtënë me armë zjarri në një kinema gjermane dhe kishte mbajtur peng njerëzit brenda kinemasë.
Në anën tjetër, policia gjermane është në vendin e ngjarjes në kinemanë e quajtur “Kinopolis” në qytezën e Viernheimit.
Sipas raportimeve të gazetës gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung, 25 njerëz janë lënduar nga gazi lotsjellës, transmeton Insajderi.
Sulmuesi raportohet të ketë qenë i pajisur me armë dhe një maskë derisa ka hyrë në kinema rreth orës 15:00.