Nga ngjarja tragjike e ndodhur në Nice të Francës, në të cilën një vozitë kamioni ka lënë të vdekur rreth 30 persona, raportohet se është vrarë edhe drejtuesi i kamionit.
Sipas asaj që raporton BBC, ai është qëlluar nga policia franceze, pas shkaktimit të tragjedisë.
Sebastien Humbert, prefekti i Alpes-Maritime, ka njoftuar se ngasësi i kamionit që hyri në turmën e qytetarëve që po festonin në Nice të Francës ditën kombëtare, është qëlluar nga policia. /Insajderi.com