Vëllai i nënkryetarit të Qeverisë së Federatës së Bosnjë-Hercegovinës dhe ministrit të Zhvillimit dhe Ndërmarrësisë, Vojin Mijatoviq, është vrarë dje në Beograd.
Siç raportojnë mediat e Beogradit, Gj. M. vdiq pasi u rrah nga huliganët në parkun e fëmijëve në Vozhdovac, përcjell Gazeta Insajderi.
Trupi i pajetë është transportuar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Prokuroria e Lartë Publike në Beograd ka njoftuar sot se i ka dhënë urdhër policisë për identifikimin e pjesëmarrësve në ngjarje dhe mbledhjen e të gjitha të dhënave dhe informacioneve të nevojshme. /Insajderi.org/