×
  • Lajme
  • Lajme

    Vrojtuesi i plazhit në Shqipëri rrezikon jetën për të shpëtuar nënën me fëmijën, përfundon në spital

    Insajderi
    19 August 2021 - 15:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një vrojtues plazhi ka rrezikuar jetën e tij për të shpëtuar një nënë dhe fëmijën e saj që ishin në rrezik mbytje. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në plazhin e Spillesë, ndërsa lajmi është bërë i ditur nga Federata Shqiptare “Vrojtuesit e Plazhit dhe Shpëtimit në Ujë”.

    Federata shpjegon se më të konstatuar se nënë e bir ishin duke u mbytur, vrojtuesi Idajet Roçi ka shkuar menjëherë në ndihmë të tyre.

    Fillimisht ai ka nxjerrë në breg nënën dhe më pas fëmijën, por duke qenë se deti ka qenë i trazuar dhe me dallgë shumë, Idajet Roçi ka pirë ujë dhe ka shfaqur probleme shëndetësore.

    Ai është transportuar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve për ndihmë më të specializuar.

    “Vrojtuesi i Plazhit IDAJET ROÇI, ka bere nje shpetim heroik duke rrezikuar jeten e tij. Nene e bir kane qene duke u mbytur ne det kur jane pikasur nga Idajeti. Ai ka nderhyre menjehere per t’i shpetuar, duke nxjerre ne breg me pare nenen dhe me pas te birin. Deti ka qene i trazuar sot ne plazhin e Spillese dhe ne lufte me dallget Idajeti ka pire uje dhe ka shfaqur probleme shendetesore. Ai eshte transportuar menjehere ne spital dhe eshte nen kujdesin e mjekeve. Forca Idajet 💪, te gjithe Vrojtuesit sot krenohen me emrin tend 🙏.

    FREKUENTONI PLAZHET ME VROJTUES!

    VROJTUESIT E PLAZHIT SHPETOJNE JETE!” thuhet në njoftimin e Federatës.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark