Në moshën 41 vjeçare ka ndërruar jetë Driton Hajdari, i dënuari me 7 vite burg në rastin “Bllaca”.
Gjatë kohës kur Driton Hajdari po vuante dënimin, e kuptoj se po ballafaqohej me sëmundjen sklerozë amfibolikë laterale (ALS) e cila dhe ia mori jetën.
Diriton Hajdari ka lënë pas katër fëmijë dhe bashkëshorten si dhe dy prindërit të cilët janë në pension.
Familjarë të Hajdarit thonë për Gazetën Insajderi se gjendja ekonomike për ta është e rëndë sepse bashkëshortja e tij nuk punon dhe prindërit e tij marrin vetëm pensionin.
Në kohën kur Dirtoni po përballej më sëmundjen dhe ishte i paaftë për tu kujdesur për vetën, Shërbimi Korrektues i Kosovës e ktheu atë në burg për të vuajtur dënimin.
Mirëpo, pas presionit të Këshillit për Mbrojtjen e Lirive dhe të Drejtave të Njeriut, ai u lirua në arrest shtëpiak për të vuajtur pjesën e mbetur të dënimit.
Këshilli për Mbrojtjen e Lirive dhe të Drejtave të Njeriut kishte thënë se nga aspekti i të drejtave të njeriut asesi nuk duhet të dërgohet në burg, pasi dërgimi i tij në burg është nënshkrim për vdekjen e tij.
Edhe pse kishte raporte nga specialistët dhe shefi i burgjeve të Kosovës se Dritoni duhet të jetë i shoqëruar dhe që trajtimi i tij nuk mund të bëhet në burg, megjithatë Gjykata Themelore në Prishtinë vendosi që ai të kthehet në burg për të vazhduar dënimin.
Më pastaj, për herë të dytë Hajdari lirohet nga burgu për arsye se nuk mund të kujdeset për veten e tij, ku dhe vdiq të shtunën me datë 13.11.2021 në shtëpinë e tij në Vranjefc.
Driton Hajdari ishte dënuar me 7 vite burgim në procesin gjyqësor Bllaca II, ndërsa ishte gjetur fajtor për veprën penale tentimvrasje.
Hajdari së bashku me Shpresim Ukën, dhe Shaban Syla, ishin shpallur fajtorë në vitin 2012 pasi akuzoheshin që së bashku me Nazim Bllacën më 12 qershor 2000 kishin tentuar të vrisnin Adem Salihajn. Vepra ishte kualifikuar si vrasje e rëndë në tentativë./Gazeta Insadjeri/