Vuante nga problemet me zemër, irlandezi vdes pasi sulmohet nga gjeli – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Vuante nga problemet me zemër, irlandezi vdes pasi sulmohet nga gjeli

    Insajderi
    11 March 2023 - 16:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një burrë irlandez i cili vuante nga një problem në zemër vdiq pasi u sulmua nga një gjel “agresiv” i llojit Brahma që jetonte në pronën e tij.

    Jasper Kraus nga Killahornia u sulmua nga gjeli më 28 prill të vitit të kaluar, raportoi The Irish Examiner, duke cituar një hetim të fundit, transmeton Telegrafi.

    Qiramarrësi i tij Corey O’Keeffe tha se ai dëgjoi Krausin duke bërtitur gjatë sulmit dhe pa gjak të dilte nga këmba e tij, si dhe një plagë të madhe në pulpën e këmbës së tij.

    O’Keeffe tha se ai thirri shërbimet e urgjencës, u kujdes për plagën e Kraus në këmbën e tij dhe i kreu CPR për 25 minuta përpara se të mbërrinte ambulanca.

    Ai tha kur Krausit po i hupte dhe po i dilte vetëdija, ai përdori fjalën “gjel”.

    Autoritetet thanë se burri u gjet i shtrirë në dyshemenë e kuzhinës në një pellg gjaku dhe kishte një plagë në pjesën e pasme të njërës prej këmbëve.

    Eoin Browne i policisë Irlandeze Garda, i lagjes Clonark i tha hetuesit se ai u thirr në skenën e vdekjes së papritur, ku takoi mjekët ndihmës.

    Ai u informua prej tyre se kishin kryer CPR, por pa sukses. Brahma është një racë amerikane e pulave. Dr Ramadan Shatwan i tha hetuesit se ndërsa fytyra e të ndjerit ishte e mbuluar me gjak të thatë, nuk kishte prerje në fytyrën e tij dhe shkaku i vdekjes së tij ishte për shkak të aritmisë kardiake vdekjeprurëse.

    Trupi i Kraus u dërgua në morgun e Spitalit Roscommon dhe më vonë në spitalin e Kolegjit Universitar.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Botë
    01 February 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark