“Vuçiç e do Kosovën pa shqiptarë, Malin e Zi pa malazezë”, Presidenti i Serbisë i përgjigjet Gjukanoviçit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Vuçiç e do Kosovën pa shqiptarë, Malin e Zi pa malazezë”, Presidenti i Serbisë i përgjigjet Gjukanoviçit

    Insajderi
    12 September 2021 - 14:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç këtë të dielë ka reaguar në lidhje me deklaratën e homologut malazez Milo Gjukanoviç, i cili ka thënë se Serbia do ta donte Kosovën pa shqiptarë dhe Malin e Zi pa malazezë.

    Vuçiç në reagimin e tij është shprehur se nënndërgjegjja e Gjukanoviçit fshihet pas asaj deklarate, sepse ai është ai që dëshiron Malin e Zi pa serbë.

    Unë nuk dua, as nuk është e mundur Kosova pa shqiptarë, as Mali i Zi pa ata që deklarohen si malazezë. Kjo është e pamundur dhe nuk ka qenë kurrë qëllimi im”, ka thënë Vuçiç për mediat.

    Ndër të tjera kreu i shtetit serb thekson se ai gjithmonë ka dashur dhe gjithçka që ka bërë, është se ka punuar për ekzistencën e Malit të Zi pa serbë.

    Unë dua Malin e Zi në të cilin do të jetojnë malazezët, serbët, shqiptarët, boshnjakët dhe të gjithë të tjerët, vetëm se të gjithë kanë të drejtë të jenë ata që janë”, tha Vuçiç. 


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    01 October 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark