×
  • Lajme
  • Lajme

    Vuçiç flet pas sulmit në kanalin Ibër-Lepenc: Kemi njohuri se kush mund të jetë kryerësi

    Insajderi
    01 December 2024 - 11:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha të dielën se autoritetet serbe po zhvillojnë një hetim për shpërthimin që ndodhi në kanalin e Ibër-Lepencit në veri të Kosovës, duke i hedhur poshtë përsëri akuzat e Qeverisë së Kosovës se Beogradi ka gisht në sulmin ndaj infrastrukturës jetike kosovare.

    “Përveç që nuk kemi asnjë lidhje me këtë, ne kemi qenë aq të drejtë dhe, si një shtet serioz, nuk jemi marrë me akuza dhe nuk kemi thënë se ai sulm është urdhëruar drejtpërdrejt nga Kurti”, tha Vuçiç duke iu referuar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, i cili e akuzoi Serbinë për “dirigjimin” e këtij sulmi “terrorist dhe kriminal”.

    Ai tha se hetimet do ta zbardhin të vërtetën, sepse “edhe ne po zhvillojmë hetimin tonë”.

    “Kemi disa dyshime të caktuara, por hetimi do të tregojë se kush e ka urdhëruar. Mendoj se kemi disa njohuri për atë se kush mund të jetë kryerësi”, tha Vuçiç.

    Sipas tij, ka pasur tentativë për sulm hibrid ndaj vendit të tij.

    Shpërthimi mbrëmjen e së premtes i shkaktoi dëme të konsiderueshme kanalit të ujit të Ibër-Lepencit në fshatin Varragë të komunës së Zubin Potokut, duke rritur frikën se shumë pjesë të vendit do të mbeteshin pa ujë dhe rrymë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark