Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka folur pas përfundimit të memoriumit të Uashingtonit mes Kosovës dhe Serbisë. Kossev shkruan se Vuçiç gjatë një interviste ditën e djeshme paralajmëroi autoritetet në Prishtinë që të mos lobojnë për pavarësinë e vendit, pasi ata do të fillojnë gjithashtu të lobojnë kundër njohjes.
Presidenti thotë se Prishtina ka një pozitë të favorshme në Këshillin e Evropës dhe se ajo do të vazhdojë të bëhet anëtare e këtij këshilli, pasi ka marrë mbështetje të madhe nga vendet evropiane. Vuçiç parashikon që Prishtina do të përpiqet të anëtarësohet në INTERPOL dhe UNESCO.
Ai gjithashtu theksoi se ishte i shqetësuar për situatën në Kosovë dhe Bosnje & Herzegovinë. Në mesazhin e tij Vuçiç edhe pse ‘dëshiron të ruajë paqen’, foli edhe një herë për arkivolet.
“Unë nuk dua tu kthej fëmijët tek asnjë nënë në arkivol. Ne do të ruajmë paqen, ne do të kemi sukses në këtë dhe Serbia do të ecë përpara”, tha ai.
Vuçiç gjithashtu iu referua edhe Ditës së Flamurit Kombëtar, dhe pas ftesës së dërguar nga Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë për të gjithë serbët nga Mitrovica Kosovova në Banja Luka për të vendosur flamurin serb më 15 shtator, gjë që e cila, u kritikua nga Prishtina.
“Dhe tani ata na thonë ‘u intereson Dita e Flamurit Kombëtar’, dhe nuk e kanë problem që kemi 50 vjet demonstrata dhe ditë të flamurit kombëtar shqiptar që nga Gostivari, Tetova, Presheva, Bujanoci, e gjithë Kosova dhe e gjithë Shqipëria ”, tha Vuçiç.
Megjithatë, sipas Vuçiç, situata është e ndryshme kur serbët duan të vënë në dukje simbolet e tyre kombëtare.
“Dhe jo, është një flamur i tmerrshëm, është një flamur që nënshtron gjithçka, është një flamur i një hegjemoni, një imperialisti,“tha Vuçiç.