Vuçiç dhe bashkëpunëtorët e tij shumë më shumë kanë frikë nga integrimet evropiane se nga izolimi evropian, vlerësoi studiuesi dhe komentatori politik Boshko Jakshiç në një intervistë për FoNet.
Nëse Serbia vazhdon politikat e saj aktuale – rezultatet do të jenë ekspozimet të mëtejme ndaj izolimit evropian të Serbisë, konstatoi Jakshiç.
“Një numër i madh qytetarësh serbë nuk e kuptojnë rrezikun që kërcënon të ardhmen e tyre”, tha Jakshiç duke iu referuar kësaj që ai e konstaton si izolim nga Evropa.
Kjo, thotë më tej ai, sepse “integrimi evropian i Serbisë është braktisur”, përcolli “Danas”.
Megjithëkëtë, Jakshiç nuk e kursen as dyshimin e tij ndaj Bashkimit Evropian. “Nëse është e vërtetë se BE bashkëpunon në mënyrë aktive me Washington-in, do të mund të bëhej shumë më shumë [në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi]”.
“Gjithçka zihet në premtime të mira për dyer të hapura ndaj Prishtinës e Beogradit, por lëvizje konkrete nuk ka”, tha ai.
“Mund të thuhet se BE-ja përshtatet përsosmërisht me atë se çfarë u shkon për shtati protagonistëve kryesorë të konfliktit që rrinë ulur në Beograd dhe Prishtinë – dhe kjo është status quo-ja”, përfundoi ai.
Në ora 10:30 ka nisur Takimi i Nivelit të Lartë në Bruksel mes Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit dhe Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç.
Shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borell, në prag të fillimit të takimit theksoi se “ka ardhur koha për normalizim të plotë të marrëdhënieve” mes Kosovës dhe Serbisë.