Vuçiq: Nuk e kam tradhtuar Putin, falënderoj Ukrainën që nuk e njeh Kosovën - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vuçiq: Nuk e kam tradhtuar Putin, falënderoj Ukrainën që nuk e njeh Kosovën

    Insajderi
    12 June 2025 - 18:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti serb Aleksandar Vuçiq deklaroi se pati takime shumë të suksesshme në Odessa dhe se falënderoi Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky për respektimin e plotë të Kartës së OKB-së dhe integritetit territorial të Serbisë, duke nënkuptuar këtu mosnjohjen e Kosovës si dhe për mungesën e përfaqësuesve nga Prishtina në samitin Ukrainë-Evropë Juglindore.

    Vuçiq theksoi se ky ishte një gjest i shkëlqyer ndaj Serbia.

    “Patëm takime shumë të suksesshme këtu në Odessa. Kjo është hera ime e katërt që marr pjesë në samitin e Evropës Juglindore-Ukrainë dhe hera ime e parë në territorin ukrainas. Falënderova mikpritësit tanë ukrainas, Presidentin Zelensky, për respektimin e, integritetit territorial të Serbisë. Siç edhe e pate këtu nuk kishte asnjë përfaqësues tF Prishtinës.”

    Nga krahu tjetër edhe Zelensky falënderon Vuçiqin për iniciativën për rindërtimin e vendbanimeve ukrainase.

    Pasi bisedoi me Vuçiqin në Samitin Ukrainë-Evropë Juglindore, Zelensky tha në llogarinë e tij në Instagram se ishte një “formë bashkëpunimi vërtet efektive” dhe shtoi se mezi priste rezultate pozitive.

    Presidenti Vuçiq nuk harroj te shuante zërat për udhëtimin e tij j në Ukraine dhe leximin si një qëndrim kundër Moskës.

    Ai theksoj se nuk e tradhtoi Rusinë, siç pretendojnë disa media në Serbi dhe kjo u tregua edhe me mosnënshkrimin e deklaratën ku dënohet agresioni rus duke abstenuar edhe në ë samit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark