Vuçiç pas pezullimit të Rusisë nga OKB-ja: Kam marrë presione të panumërta të rënda – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Vuçiç pas pezullimit të Rusisë nga OKB-ja: Kam marrë presione të panumërta të rënda

    Insajderi
    07 April 2022 - 22:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se vendimi parësor i Serbisë ishte të abstenonte nga votimi i pezullimit të Rusisë nga Këshilli për të Drejtat e Njeriut në kuadër të OKB-së, mirëpo pati “presion të madh”.

    Vuçiq këto deklarime i bëri për median e afërt me të, RTS, duke mos treguar se kush i ka bërë presion atij.

    “Vendimi ynë parësor ka qenë abstenimi, por kamë marrë presione të panumërta të rënda, jo personale, por ata po shantazhojnë vendin dhe nuk kanë asnjë iluzion për këtë”, ka deklaruar Vuçiqi.

    “Jo kërcënim me bomba atomike, por me sanksione dhe ndalim të rrugës evropiane të Serbisë. Jemi i vetmi vend që nuk kemi marrë një masë kufizuese ndaj Rusisë”, deklaron me mburrje i pari i Serbisë.

    I njëjti tha se nuk mund ta quajë Putinin Hitler, e histerik.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark