Vuçiç thotë se kryeministri Rama është mysafir i nderuar në Serbi – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vuçiç thotë se kryeministri Rama është mysafir i nderuar në Serbi

    Insajderi
    14 October 2016 - 09:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka thënë se Serbia dëshiron të ketë marrëdhënie të mira me Shqipërinë dhe se kryeministri Edi Rama “është një mysafir i nderuar në Serbi”.

    Ai ka thënë për televizionin publik “RTS” se Shqipëria është një potencial ekonomik dhe se Serbia i ka kthyer përgjigjen e duhur Ramës lidhur me njohjen e Kosovës dhe Trepçën.

    Vuçiç i ka bërë këto komente pasi Partia Demokratike e Serbisë, një parti e krahut të djathtë, ka kërkuar dëbimin e Ramës nga Serbia pas deklaratave të tij se Serbia do t’i bënte mirë edhe vetes nëse do ta pranonte pavarësinë e Kosovës, shkruan Tch.

    DSS ka reaguar duke thënë se Ramës duhet t’i tregohet rruga jashtë Serbisë dhe të mos pranohet më.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark