Vuçiq akuzon opozitën serbe: Keni marrë para nga Haki Abazi, janë qindra miliona euro - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vuçiq akuzon opozitën serbe: Keni marrë para nga Haki Abazi, janë qindra miliona euro

    Insajderi
    03 February 2023 - 22:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Nga Kuvendi i Serbisë, presidenti Aleksandar Vuçiq ka akuzuar deputetët serbë të opozitës se janë financuar nga deputeti i VV-së në Kuvendin e Kosovës, Haki Abazi dhe organizata “Rockfeller Brothers Fund”.

    Vuçiq, gjithashtu, është akuzuar nga opozita se po e dorëzon Kosovës dhe po ia njeh pavarësinë.

    Brenda këtyre diskutimeve, Vuçiqi ka folur për shumë gjëra, duke nisur nga lista e zezë e vitit 1999 ku ishte edhe ai, pastaj për lirimin e Albin Kurtin nga burgu në kohën e Koshtunicës e deri te Haki Abazi.

    Duke iu përgjigjur deputetëve të opozitës, Vuçiq u ka thënë atyre se janë financuar dhe kanë marrë para nga Haki Abazi dhe Fondacioni “Rockfeller Brothers”.

    “Në pyetje janë qindra milionë euro”, ka thënë Vuçiq, përcjell Demokracia.

    Po ashtu në një rast tjetër po sot, Vuçiq ka thënë: “Se sa keq kemi negociuar në Bruksel tregon edhe deklarata e deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, i cili i është gëzuar aksionit tuaj dje në Kuvend dhe iu ka mbështetur, si dhe ju ka financuar, duke thënë se Asociacioni është lak në fyt për Kosovën”, ka thënë Vuçiq.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark