Vuçiq akuzon Perëndimin për heshtje ndaj zhvillimeve në veri të Kosovës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vuçiq akuzon Perëndimin për heshtje ndaj zhvillimeve në veri të Kosovës

    Insajderi
    29 May 2025 - 23:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka akuzuar shtetet perëndimore për “heshtje të qëllimshme” ndaj situatës në veriun e Kosovës, pas mbylljes së disa institucioneve dhe objekteve që funksionojnë sipas sistemit serb.

    Në një intervistë për televizionin publik të Serbisë, Vuçiq deklaroi se zhvillimet e fundit në veri janë të organizuara nga autoritetet në Prishtinë, ndërsa fajësoi komunitetin ndërkombëtar për mungesë reagimi.

    Sipas tij, Perëndimi po mban qëndrim të heshtur me shpresën se “populli serb do të largohet nga tokat e tij në Kosovë”, duke e cilësuar këtë si pjesë të një strategjie të heshtur të spastrimit etnik.

    Vuçiq tha se kjo situatë po shkakton edhe tensione tek disa aktorë ndërkombëtarë, gjë që, sipas tij, duhet të shfrytëzohet në aspektin politik kundër qeverisë së Kosovës.

    “Ata po heshtin sepse shpresojnë që në heshtje, populli serb do të dëbohet nga tokat e tyre shekullore në Kosovë. Në të njëjtën kohë, kjo po shkakton ankth te disa aktorë politikë në Perëndim dhe Lindje, që është një nervozë shtesë për Kurtin, dhe këtë, në kuptimin politik, duhet ta shfrytëzojmë”, deklaroi ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark