×
  • Lajme
  • Lajme

    Vuçiq: Apeli i Kurtit për bashkim kundër Serbisë është mesazh i qartë për serbët

    Insajderi
    23 March 2021 - 12:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka deklaruar sot se “ajo që serbët do të kenë një vend ministror në Qeverinë e Kosovës si dhe apeli i Albin Kurtit, se duhet të jenë të bashkuar në luftë kundër Serbisë, është një mesazh i qartë për serbët e Kosovës”, transmeton agjencia serbe e lajmeve Tanjug.

    Në pyetje të komentojë atë se në Qeverinë e Kosovës serbët do të kenë një vend ashtu si edhe boshnjakët, edhe pse sipas Kushtetutës së Kosovës serbëve i takojnë dy vende, Vuçiq ka thënë se ka vërejtur dy gjëra.

    “Njëra është shkelja brutala e aktit të tyre më të lartë juridik, sepse në atë Kushtetutë shkruan se serbët duhet të marrin dy poste ministrore. Por, ata nuk mërziten që po e shkelin brutalisht atë”,ka pretenduar  Vuçiq.

    Ai thotë se “shqiptarët në Kosovë nuk janë të shqetësuar sepse askush nga bota nuk do t’u thotë asgjë për këtë çështje, por që është një mesazh i qartë për popullin serb”.

    “Dhe një mesazh edhe më i qartë ishte kur Kryeministri i “Institucioneve të Përkohshme në Prishtinë”, Kurti tha që të gjithë duhet të jenë të bashkuar në luftën kundër Serbisë. Imagjinoni sikur unë të bëja thirrje që të bashkoheshim kundër Prishtinës. Por, unë bëj thirrje për arsye dhe që të jemi të bashkuar në arritjen e një kompromisi. Dhe askush nuk reagoi ndaj asaj që tha Kurti, sepse ata këtë e kanë të lejuar”, ankohet Vuçiq.

    Ai shtoi se “gjithçka që është kundër Serbisë është e lejuar, ndërsa ata (bashkësia ndërkombëtare) do të dënonin gjithçka që Serbia do të bënte për atë çështje në përputhje me kushtetutën e saj”.

    “Kjo flet për hipokrizi dhe standarde të dyfishta”, përfundon Vuçiq ankimin ndaj bashkësisë ndërkombëtare./Insajderi.org.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark